Google ADS

Ministri Krasniqi pritet nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan

20:23 | 25 Prill 2023
K.B

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur sot në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Atje u prit nga Këshilltari i lartë, Paul Pfeiffer.

Në këtë takim u diskutua për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe zgjedhjet në veri.

“Gjatë kësaj ditë takova edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan” njoftoi mes të tjerash ministri Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar Pfeifferin për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.

Ai gjatë kësaj vizite poashtu është takuar edhe me Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme