Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në konferencën ‘Për ndarjen e resurseve me dobi të veçantë për komunitetet’ të organizuar nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, në fjalën e tij ka përmendur disa nga sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në fushën e edukimit, punësimit dhe mirëqenies sociale.
Ministri Krasniqi, poashtu, ka përmendur disa nga projektet dhe nismat e MAPL-së në fuqizimin e rolit të komuniteteve në nivelin lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës në lagjet e banuara nga komunitetet përmes programit të MAPL-së për financimin e projekteve infrastrukturore për komunitete, thuhet në komunikatën për media.
Në fund, Ministri Krasniqi, ka theksuar se duhet të vazhdoj angazhimi insitucional dhe shoqëror në mënyrë që të krijohen mekanizma të rinjë dhe të fuqizohen ata aktual për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike tek komunitetet./arbresh.info/
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...