Ministri Krasniqi në takim me sekretarin e shtetit malazes folën për bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të fondeve IPA II

11:04 | 21 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Sekretari i Shtetit Malazez për Çështje Europiane, Aleksandar Maskovic

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Malit të Zi, Aleksandar Maskovic, thuhet në një komunikatë për media.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e qeverisjes lokale duke u fokusuar në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të fondeve IPA II, sukseset, sfidat dhe koordinimi në të ardhmen ne kuadër te IPA III.

Ministri Krasniqi dhe Sekretari Maskovic kanë shprehur vullnetin e tyre të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme