Google ADS

Ministri Krasniqi ndan mirënjohje për organizatën humanitare Save A Child’s Heart

15:09 | 14 Shtator 2022
E.H

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marr pjesë në inaugurimin e Qendrës Pediatrike Ndërkombëtare për Kardiologji “Ida Cabakoff”.

Përmes një komunikate për media nga MAPL, inaugurimi është dedikuar për nevojat e Save A Child’s Heart dhe angazhimin e kësaj organizate humanitare në shërimin e fëmijëve nga sëmundjet kardiologjike.

Me këtë rast, Ministri Krasniqi ka ndarë mirënjohje për organizatën humanitare Save A Child’s Heart dhe i ka falënderuar për shërimin e gjashtë fëmijëve nga Kosova të cilët janë trajtuar nga kjo organizatë humanitare gjatë dy viteve të fundit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme