Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se dialogu me Serbinë në Bruksel duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve.
Ai ka thënë se territori dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshëm, duke folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.
“Konsideroj se presidenti është i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe përfaqëson institucionin – Zyrën e Presidentit. Politika nuk duhet parë në formën personale. Ai e ka shty idenë me besim të madh për bashkim të Luginës me Kosovën. Ne mund të pajtohemi ose jo me qëndrimin të tij, por t’i thuhet një presidenti mos fol për këtë çështje është si t’i thuash një deputeti pse po mban konferenca për shtyp”, ka thënë Ismaili.
“Si PDK kemi bërë thirrje për unitet, kemi dërguar platformë të shkruar, kemi pas diçka që të gjithë të kontribuojmë në dialog. Si PDK ne po e trajtojmë çështjen e dialogut jo për të fituar vota, por të fitojë Kosova përballë Serbisë. Ka individ që këtu shikojnë të fitojnë ndonjë votë pak më shumë”.
Ismaili ka thënë se Serbia është duke u përgatitur për çështje të tjera, derisa në Kosovë flitet për territorin.
“Po përballemi me shtetin serb që përgatitet për të gjitha fazat e dialogut, si Ujmani, energjia, shëndetësia… Ne thirremi rreth asaj që dikush po do ta shesë territorin e Kosovës. E kemi thënë se në kuvend duhet të merret vendimi final për atë se çfarë ndodh në dialog”, ka thënë ai në Info Magazine.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...