Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot klinikën e rinovuar të Biokimisë.
Klinika e Biokimisë, e cila deri më sot ka funksionuar në kushte jo adekuate të punës, i është nënshtruar një transformimi të plotë.
Gjatë përurimit të kësaj klinike të rimëkëmbur, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.
“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës”, ka thënë ministrI Ismaili.
Klinika e Biokimisë deri më sot ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit. Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave etj.
Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se përmes këtij investimi është bërë një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
“Është një hap drejt modernizimit të klinikave që nënkupton zgjerimin e shërbimeve. Jemi duke i zgjeruar të gjitha investimet e kjo e gjitha për pacientët”, ka thënë drejtori Sejdiu.
Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, ka thënë se tani janë plotësuar parakushtet që Laboratori i Biokimisë të akreditohet edhe në federatat ndërkombëtare. /arbresh.info/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...