Google ADS

Ministri Ismaili në konflikt interesi

16:38 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Agjencia Kundër Korrupsionit ka detyruar Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili që të zgjedh mes postit ministror dhe mes bizneseve private, “Bon Vivant dhe “Tranquille”.

Ky vendim është marrë nga AKK gjatë ditës së djeshme me arsyetimin se Ismaili është person i autorizuar i dy bizneseve dhe mban post ministror që sipas ligjit në fuqi kjo mund të përmbajë konflikt të mundshëm interesi.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se fillimisht AKK e ka njoftuar Ismailin se ka filluar procedura e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konflikt interesit. Pas njoftimit Ismaili ka kërkuar një takim me zyrtarët e AKK-së, me arsyetim për tu njoftuar me rastin, shkruan Insajderi.

Pas takimit, Ismaili është pajtuar me gjendjen, por është arsyetuar se nuk ka qenë i informuar, duke shtuar se do të veprojë sipas ligjit që ta parandalojë situatën e mundshme të konflikt interesit.

Më vonë AKK ka pranuar dokumente nga ARBK-se Ismaili nuk është person i autorizuar në “Bon Vivant” dhe Tranquille”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme