Ministri Ismaili demanton lajmin se mjekët do sabotojnë punën 24 orëshe për trajtimin e infarktit

14:52 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive do të nisin trajtimi i infarktit dhe stentimin emergjent, 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës.

Ky vendim është marrë nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Mirëpo, sipas raportimeve në disa media vendimi i Ismailit nuk u prit mirë nga shumë mjekë dhe u tha se ata edhe mund ta sabotojnë punën.

Lajmi.net ka kontaktuar me ministrin Ismaili, i cili ka demantuar lajmin dhe ka thënë se stafi i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive ishte vetëdeklaruar për një shërbim të tillë dhe nuk është lajmëruar askush për sabotim të punës.

“Ky është një shërbim që është mirëprit shumë mirë nga shumë qytetarë dhe është një shërbim që ka pasur nevojë të jetë në Kosovë, për arsye që ne kemi pasur humbje të jetëve dhe shpenzime të mëdha në mungesë të një shërbimi të tillë, e para. E dyta, profesionistët brenda personelit të kësaj Klinike kanë qenë ata të cilët gjatë bisedave me ta kanë pasur vullnetin dhe dëshirën me majtë një shërbim të tillë. Do të thotë është edhe një vetiniciativë nga personeli që janë në gjende më i dhënë këtë shërbim qytetarëve”, është shprehur ministri i Shëndetësisë.

Megjithëkëtë, Ismaili beson së stafi mjekësor i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive do ta kryejnë këtë shërbim si është më së miri.

“Prandaj unë besoj në ta, besoj që do të jenë të gatshëm të arrin dhe ta bëjnë këtë shërbim ashtu siç kanë thënë”, ka thënë mes tjera ministri.

Puna 24/7 në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive do të fillojë javës tjetër.

Kujtojmë, se nga sot do të fillojë edhe ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Vendimet e ministrit Ismaili, janë mirëpritur mirë edhe nga analistët e rrethanave politike në Kosovës, një ndër ta është Imer Mushkolaj, i cili i quajti veprime konkrete vendimet që po merren për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme