Kosova do ta shqyrtojë zbatimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, në rast se Serbia vazhdon ta shkelë atë.
MTI po kërkon që Serbisë t’i bëhet presion për ta zbatuar marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA. Në pritje, ministri i këtij dikasteri, Vesel Krasniqi, ka paralajmëruar se do të marrin masa në rast se Serbia vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje.
Për shpërfilljen e vazhdueshme të kësaj marrëveshjeje nga ana e Serbisë, Krasniqi ka thënë pë se i është ankuar edhe drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, ndërsa tha se është në pritje edhe të përgjigjes së drejtorit të CEFTA-s, Emir Gjikiq. Ministri Krasniqi tha se Calavera dhe Gjikiq janë zotuar se do të bëjnë presion te pala serbe për ta respektuar këtë marrëveshje.
“Unë i kam ngritur shqetësimet e mia për moszbatim të marrëveshjes së CEFTA-s nga ana e Serbisë. Gjithashtu, këto shqetësime i kam ngritur edhe në takimin me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe u zotuan se do të bëjnë presion te pala serbe”, ka thënë Krasniqi.
Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të zëvendësohet vetëm me “Kosova”. Mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, në shtetin e Kosovës, gjithashtu duhet të hyjnë duke përmbajtur shenjën e konfirmitetit (CE), të vendosur në produkte. Përmes kësaj shenje, prodhuesi tregon se produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Por, Krasniqi thotë se mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë. Po ashtu, ministri tha se ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.
Duke qenë kështu, Krasniqi ka paralajmëruar se nëse Serbia vazhdon të mos e vendos këtë shenjë në produkte, Kosova do ta shqyrtojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Ne daklaruam se nëse shteti serb vazhdon të vendos barriera për bizneset tona me mallrat e tyre që kalojnë transit nëpër Serbi dhe nëse nuk e respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s për vendosjen e shenjës së konformitetit, në të ardhmen do të vendosim vetë si shtet për zbatimin e kësaj marrveshjeje… Jemi në pritje të përgjigjes së CEFTA-s”, ka deklaruar Krasniqi për Express.
CEFTA është marrëveshje ndërkombëtare e themluar nga Bashkimi Evropian për ta lehtësuar qarkullimin e mallrave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në CEFTA, Kosova është anëtarësuar në vitin 2007 me nënshkrim të shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker, meqenëse Kosova s’e kishte zgjidhur ende statusin e vet. Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, hyjnë edhe vendet tjera të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...