Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Faton Thaçi, si dhe me bashkëpunëtorë tjerë, sot vizituan Komunën e Malishevës, ku u pritën nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj.
Pas takimit, ministri Hasani bëri me dije se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka ndarë mjetet financiare për disa projekte të cilat parashihen të realizohen në këtë komunë.
“Me kryetarin u dakorduam për dy projekte të mëdha. Për zonën e lirë ekonomike që ka vlerën e tre milionë eurove dhe për inkubatorin e bizneseve në vlerë 500 mijë euro. Ne kemi ndarë mjetet financiare dhe se po presim që komuna t’i kryejë punët e saj”, theksoi ministri Hasani.
Ndërsa, kryetari Begaj ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë procedurat për shpronësim lidhur me këto projekte. “Këto projekte janë të rëndësishme. Ato pritet të fillojnë brenda 10 ditësh ose 2 javësh, derisa të përfundojë procesi i shpronësimit të tokave”, potencoi Begaj.
Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, ministri Hasani ka vizituar edhe në fabrikën e mobileve “Delfina” në fshatin Kijevë të Malishevës.
Ai, pas vizitës që i bëri kësaj ndërmarrje, tha se është në dijeni se bizneset po përballën me disa probleme pas aplikimit të pakos së re fiskale. Por, siç u shpreh ai, do të mundohem që gjatë këtij mandati të përkrahë maksimalisht prodhuesit vendorë.
“Nëse bizneset përballen me konkurrencë të pabarabartë biznese të huaja, ne jemi të gatshëm t’i dalim në ndihmë”, tha Hasani.
Në fund, ministri Hasani shtoi se do të jenë gjithherë në përkrahje të bizneseve të Malishevës dhe gjithë Kosovës.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...