Google ADS

Ministri i Shëndetësisë: Sot, Kosova ka në dispozicion edhe gjysmë milioni vaksina kundër covid-19, fal ShBA-ve

14:31 | 11 Shkurt 2022
S D

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, në ceremoninë  e pranimit të rreth mbi 500 mijë vaksinave të dozës Phizer të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e quajti momentin më të rëndësishëm në luftimin e kësaj pandemie, shkruan arbresh.info.

Latifi tha se pandemia sa solli të këqija na tregoi edhe njëherë se sa ne bëjmë për të tjerët.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën në luftimin e pandemisë Covid-19, kur po bëjmë pranimin e kontingjenti prej 515.907 doza të vaksinës kundër covid-19, të siguruara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe popullin mik amerikan për popullin e Kosovës. Kjo ditë është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se për kundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia covid-19 u ka shkaktuar popujve anë e mban botës, ka zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt sic është solidariteti dhe mbështetja në njëri tjetrin duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore. Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që ka bërë luftën tonë më të lehtë kundër kësaj pandemie”, tha Latifi.

Tutje Latifi tha se tash Kosova ka në dispozicion edhe gjysmë milioni vaksina kundër covid-19.

“Me këtë dhuratë nga SHBA-të, stokun e vaksinave që Ministria e Shëndetësisë tash ka në dispozicion për qytetarët tanë dhe për të gjithë ata që jetojnë punojnë apo edukohen në Kosovë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera”.

Në fund fare Latifi tha se rreth 63% të popullsisë tashmë janë vaksinuar me dozën e parë.

“Që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë mbi 1.8 milionë vaksina, rreth 63% e moshës mbi 12 vjeç, kanë marr nga një dozë kundër covid019, dhe 57% të dy dozat”, tha Latifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme