Lidhur me tri vdekjet e dyshimta të cilat ndodhën ditën më parë në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur.
Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë tek faktori njeri por dyshime ka tek materialet furnizuese.
“Do marr vendime të drejta jo të ngutshme, nuk do bëj vendime pa fakte. Kur t’i kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi.
Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t’u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndërrojnë jetë, deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas”, ka thënë Ismaili gjatë një emisioni në Televizionin Publik.
Tutje ministri i ri ka theksuar se është ai që do t’ia gjej ilaçin shëndetësisë pasi ka vullnet të mjaftueshëm politik.
“Është një dikaster që duhet munduar për t’ia dëshmuar qytetarëve se ne mund të punojmë dhe të sjellim ndryshime. Do të japim llogaridhënie, besoj se mjekët janë të gatshëm për llogaridhënie”.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës