Pas kërkesës nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik.
Si rezultat i kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka qenë, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, që USAID i ka përzgjedhur për kryerjen e një analize të tillë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të brendshme.
Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesë vjeçare që USAID do t’i jap Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.
Me këtë rast, Ministri Latifi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID, duke nënvizuar se “jemi e vetmja Ministri që është përfshirë në këtë projekt”, i cili do të kontribuojë në mënyrë esenciale në arritjen e objektivave për avancimin e proceseve të punës në Ministri në përgjithësi, dhe në veçanti për fushat tejet të rëndësishme të prokurimit dhe financave./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...