Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus.
“Masat që po merren po bëhen që të shtyhet në maksimum paraqitja e këtij virusi në vendin tonë. Është mirë që askujt të mos i japim dorën në këto raste”, ka thënë Vitia në konferencën pas masave të marra nga Qeveria.
“Apeloj te qytetarët që të na ndihmojnë ta kalojmë këtë situatë me higjienë, t’i lajnë duart deri në 20 sekonda. Të ndalohet përshëndetja me duar. Masat janë për të gjithë territorin dhe vlejnë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Do të bëjmë maksimumin që masat të mos jenë të ndara”.
Vitia ka thënë se në komitetin për menaxhimin dhe koordinimin e situatës janë të gjitha institucionet e përfshira ku do të na ndihmojnë në rast se ka nevojë për karantinë eventuale të udhëtarëve.
“Secili që vjen nga vendet epidemike do të kontrollohen të gjithë në pikat kufitare nga ekipet mjekësore të QKMF-ve”, është shprehur ministrit Vitia.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...