Google ADS

Ministri i Shëndetësisë kërkon shpalljen e emergjencës për shëndetin publik

19:21 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të shpall emergjencë për shëndetin publik për shkak të situatës së koronavirusit.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”.

“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Vitia në rrjetin social Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme