Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të hënën mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës.
Zemaj ka pohuar se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.
“Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Zemaj ka thënë që së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kanë vizituar disa shkolla në Prishtinë.
“Së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e mësimit, kemi vizituar shkollat ‘Zenel Hajdini’ dhe ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë, si dhe ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar, ku kemi shpërndarë maska dhe dezinfektues”.
“Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit.
Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë”.
Postimi i plotë:
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...