Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur edhe njëherë për arrestimet e fundit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur avanset gjatë viteve 2015-2018.
Ministri Ismaili ka thënë se i vjen mirë që vendimi i tyre për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë për disa vite, është pasuar me veprime konkrete nga organet e rendit.
Në reagimin e tij, ministri Ismaili ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë çështje deri në fund, duke thënë se do të jenë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.
Lexoni reagimin e plotë të ministrit Uran Ismaili:
Më vjen mirë që vendimi jonë për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve të avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë viteve 2015-2018, ka pasuar me një varg veprimesh konkrete nga organet e drejtësisë. Arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.
Që nga ditët e para të marrjes së drejtimit të kësaj ministrie, e kam bërë të qartë se nuk do tolerohet asnjë keqpërdorim dhe se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Përgëzoj edhe njëherë organet e rendit për punën efikase që kanë bërë gjatë këtyre muajve dhe i ftoj që të zbardhin këtë rast deri në dyshimin e fundit. Lufta e jonë ndaj korrupsionit është e pakthyeshme.
Korrupsionin do ta godasim kudo që e takojmë. Tek barnat, shërbimet shëndetësore, e aq më tepër tek zyrtarët institucional.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...