Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër pritet të vizitojë Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Në këtë qendër, kryejnë dënimin gratë dhe fëmijët, të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), përveç ministrit Zemaj në këtë vizitë do të jetë edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaqi./arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj zhvillon nesër (e hënë) një vizitë në Qendrën Korrekuese në Lipjan.
Programi:
Dita/Data: E hënë, 19. 10. 2020
11:00 Ministri Zemaj takohet me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaqi
11:20 Vizitë në pavijone
11:45 Adresim para mediave i ministrit Zemaj dhe drejtorit Thaqi
Jeni të mirëseardhur në përcjelljen e këtij aktiviteti!
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...