Google ADS

Ministri i Sefaj kërkon nga policia të ofrojë mbështetje për familjen e Ivanoviq gjatë përcjelljes së kortezhit mortor

12:34 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë përkrahje për familjen Ivanoviq, si dhe të krijojë lehtësira për përcjelljen e kortezhit mortor deri në pikën e kalimit kufitar.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke i kryer të gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme