Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë ka thënë se në një shtet multi-etnik nuk mund të ketë një institucion një etnik, kjo duke iu referuar asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Duke cituar kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai thotë se varianti i propozuar më herët përbën shkelje të Kushtetutës.“Besoj që kryeministri Kurti ka qenë vazhdimisht i qartë në këtë temë dhe unë po e theksoj faktin që nuk mundemi që në një shtet multi-etnik të kemi një institucion një etnik”.“…varianti i propozuar më herët ka shkelje Kushtetuese kështu që ne nuk mund që me veprimet tona të jemi në dis-harmoni me shtetin tonë sa i përket asociacionit”.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, duke sqaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët aktual të komunave që ky proces të shkojë në rregull.
“Po vazhdojmë të kemi komunikime të vazhdueshme me kryetarët e komunave, procesi i zgjedhjeve është para nesh, ne si ministri kemi kompetencat e përcaktuara në këtë pjesë, kështu që presim që ky proces të shkojë mirë dhe të organizohet mirë nga KQZ-ja dhe të fillojnë administratat e reja komunale të punojnë, por që besoj deri atëherë kemi kohë të punojë me gjithë kryetarët që janë aktualisht në detyrë”.
Sa i përket pasojave të pandemisë ia tha se do të përgatisin një pasqyrë reale në mënyrë që në vitin e ardhshëm në kuadër të ministrisë të organizohen takime ku kryetarët e komunave mund të gjejnë donatorë dhe investitorë.“Deshëm apo nuk deshëm pandemia ka qenë njëra prej punëve tona kryesore, sigurisht të koordinuara me ministrinë e shëndetësisë në aspektin lokal ne kemi organizuar disa takime me ministrin dhe diskutimin me kryetarët e komunave dhe fillimisht i kemi njoftuar kryetarët e komunave faktin që ata gjithmonë kanë qenë në vijën e parë të frontit në ballafaqimin me situatën pandemike dhe jemi koordinuar për proceset të cilat janë marrë në nivel qendror dhe cilat kanë pasur efekt nacional”.“…ku diskutimi ka qenë edhe rreth studimit të pandemisë që dëshirojmë t’i bëjmë në 38 komuna ku tashmë kemi filluar me grupet e para punuese për një studim që dëshirojmë ta bëjmë në këto komuna për të kuptuar drejtë se cili është efekti i nivelit lokal në pandemi në aspektin edhe të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve dhe kështu të përgatisin një pasqyrë reale për efektet të cilat pandemia i ka lënë në nivelin lokal, dhe mandej është në planin tonë është që në vitin e ardhshëm në kuadër të ministrisë tonë të organizojmë një moment ku kryetarët e komunave mund të gjejnë donatorë dhe investitorë për një rifillim të mirë pas pandemisë”.
Ai ka folur edhe për punë e paraardhësve të tij, duke thënë se kjo ministri është udhëhequr më shumë nga sekretari dhe se ka probleme me stafin.
“Jemi mësuar me idenë që kudo që vjen një ministër, ka kritika për ministrin e kaluar dhe për Qeverinë e kaluar, por me të vërtetë në ministrinë që unë udhëhiqi ka më shumë se sa mjaftueshëm arsye që të ketë kritika, fakti që një ministër më herët këtu nuk është marrë me menaxhimin e ministrisë, mirëpo kjo ministri është menaxhuar më shumë nga sekretari apo ushtruesi i detyrës që është një problem shtesë dhe stafi sesa nga niveli politik, kështu që ka probleme të mjaftueshme ka kaluar koha kur ne flasim vetëm për ato probleme si diçka që i kemi gjetur, por që tani jemi në procesin e marrjes edhe veprimeve të duhura për të gjetur zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve, ne tani kemi hapur mundësinë për sekretar dhe të mbulohen edhe pozicione të tjera. Si ministër jam shumë i interesuar që procesi i sekretarit të jetë shumë transparent dhe të zgjidhet pa ndikime të asnjë lloji”.Kur se tash ai tha se pas skenimit të gjendjes në ministri janë të gatshëm të implementojnë aktivitet dhe objektivat zhvillimore, raporton EO.
“Tashmë disa muaj kaluan dhe jemi shumë afër edhe 100-ditëshit kështu që nuk është edhe krejt fillimi, mirëpo disa procese edhe ende janë në fillim për shkak edhe të natyrës së zgjidhjes së problematikave.
Kemi pasur kohë të mjaftueshme edhe të skanojmë situatën brenda ministrisë edhe t’i barazojmë me idetë zhvillimore që ne i kemi pasur për këtë ministri, kështu që kjo kohë ka qenë produktive dhe ne tani jemi në implementim e sipër të aktiviteteve tona të cilat janë votuar edhe në objektivat e Qeverisë për mandatin tonë”.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...