Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të kthejë në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Minstrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin. Kjo u bë me propozim të Ministrit të Tregëtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.
“Në emër të minsitrisë, për riemërimin e z.Burim Rreci në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregëtisë, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor. Bazuar në rregullore, për fushat e përgjegjësisë administrative, ministria është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i saj pasi që pushojnë arsyet për listë teprizë për z.Burim Rrecaj. Kërkojmë me mirësjellje që këtë vendim ta shqyrtoni dhe votoni në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi para ministrave.
Për kthimin e tij në këtë pozitë është vendosur me votë unanime në Qeveri.
Kujtojmë që Rreci ishte suspenduar nga puna për ndërhyrje në grante e tenderë.
Rreci ishte suspenduar nga ish-ministri Bajram Hasani, me 29 gusht 2018. Një javë pas këtij vendimi, kryeministri Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyre me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma për Kosovën.
I njëjti kishte pasur edhe një përplasje fizike me Arian Krasniqin, që është djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa kjo ministri udhëhiqej nga Endrit Shala.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit