Ministri i MZHE-së Valdrin Lluka shpallet i pafajshëm

14:08 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info
Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i akuzuar për konflikt të interesit. Gjykata e ka liruar nga akuza ministrin Lluka. Ministri Lluka nuk ishte i pranishëm në gjatë shpalljes së aktgjykimit, por më pas ka ardhur.

Në këtë proces gjyqësor akuzohet edhe Eliana Naka për të njëjtën vepër penale. Ajo është shpallur fajtore.

Naka është dënuar me gjobë prej 7 mijë euro, e cila sipas kryetarit të trupit gjykues, Hamdi Ibrahimi, duhet të paguhet brenda 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Këto janë fotot nga shpallja e aktgjykimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme