Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se nuk kishte nevojë t’i ngrihej paga nga shefi i tij Ramush Haradinaj, por sipas tij, ka ministra e zyrtarë qeveritarë që kanë nevojë për veshje.
Në emision ai ka thënë se ngritja e pagave do të arsyetohet nga zyrtarët qeveritarë me punën që e bëjnë.
“Është bërë temë, por mendoj se nuk duhet ët keqkuptohet dhe besoj se këto paga zyrtarisht duhet t’i pranojë edhe populli. Këto çka janë zyrtare kanë edhe përgjegjësi shtetërore. Unë arsyetoj vendimet që janë marrë. Unë nuk kam pas nevojë që të ngrihet, por kemi ministra dhe zyrtarë që kanë nevojë për veshje”, ka thënë ministri i MTI-së, Hasani.
“Kjo do të arsyetohet me punë dhe nuk duhet të ndalemi se sa është paga e ministrit, por ato duhet t’i meritojnë. Unë nuk them se kush bën vlerësimet, por ka qenë një propozim që është aprovuar”, ka thënë veç të tjerash ministri.
I pyetur se sa zëvendësministra ka ministria e tij, Hasani ka thënë se ka vetëm dy dhe shpreson që të mbesin vetëm ata dhe të mos ketë prurje të reja.
“I kemi vetëm dy zëvendësministra, por shpresojmë që të mos ketë më. Besoj se dy zëvendësministrave do t’u shpërndajmë punë konkrete. Njërin e kemi nga Nisma dhe njërin e kemi nga AAK-ja. Nuk e di numrin e saktë të zëvendësministrave, por do ta arsyetojnë emërimet e tyre. Në MTI jemi mirë me dy zëvendësministra”, ka përfunduar ai./Koha.net/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...