Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se për investimet e mëdha në armatim.
Ai tha se janë shpenzuar 238 milionë euro deri në vitin 2023 për blerjen e sistemeve të sofistikuara të armatimit, të realizuara përmes marrëveshjeve direkte me shtetet prodhuese.
Ai theksoi përparimet në stërvitjet e përbashkëta me forcat partnere, si “Defender Europe 23”, dhe çertifikimin e një regjimenti për mbrojtjen e personelit.
Ai kujtoi që deri më tash janë rekrutuar 1971 ushtarë të ri, në proces janë edhe 300 të tjerë dhe deri në fund do të dyfishohet numri me 2,271 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në lidhje me çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK, ministri Maqedonci kujtoi që prej vitit 2015 e deri në këtë vit furnizimi gjithmonë ka qenë përmes konceptit ekstrem emergjent, domethënë në ditën e fundit.
Ai tha se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim andaj është vlerësuar që të vazhdohet me konceptin e vetëqëndrueshmërisë që është përbrenda vizionit tonë për një ushtri të kompletuar pra që kujdeset për secilin aspekt edhe atë të sigurimit të ushqimit që i duhet./Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...