Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve, dhe menjëherë ka dhënë urdhër për nisjen e një kontingjenti të FSK-së, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.
Në mesazhin e Ministrit Berisha, pos tjerash thuhet:
“Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëmtime të mëdha materiale. Ne shprehim ngushëllime dhe keqardhje familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për dhënë ndihmë në këtë situatë. Si Ministri dhe FSK, kemi dhënë urdhër për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës për në zonat e prekura nga tërmeti“, thuhet në mesazhin e Ministrit Berisha.
Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.
Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri, shkruan arbresh.info.
Termeti i dytë u regjistrua në orën 03:19 me magnitudë 3.1.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën02:47 me magnitudë 4.4/arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare