Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjeviç ndodhet për vizitë në Prishtinë.
Konjeviç me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Ai pas takimit me ministrin Mehaj në një konferencë për media tha se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira politike për kohë të gjatë, edhe nga koha kur Mali i Zi ka njohur shtetin e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.
Po ashtu ai tha se dy shtetet kanë bashkëpunim të mirë edhe në fushën e mbrojtjes.
“Sot ka qenë mundësia që të nënshkruajmë një Memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe për tu njohur me proceset, reformat që Qeveria e Kosovës dhe ministria që i ka ndërmarrë”, tha ai, duke shtuar se me këtë marrëveshje zgjerohen mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimin e përvojave.
Ai tha se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë Kosovën me përvojën e saj në reformat në fushën e mbrojtjes, meqenëse është pjesë e NATO-s.
“Takimet e tilla janë të rëndësishme që të flasim për tema të rëndësishme rajonale dhe kam shprehur qëndrimin se aty ku mund Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën në angazhimin që të jetë pjesë e strukturave dhe nismave rajone si dhe integrimeve euro-atlantike”, tha ministri malazez./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...