Ministri i Mbrojtjes i Letonisë vjen në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Maqedonci

14:22 | 12 Dhjetor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Sprūds, ka mbërritur sot në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, ku është pritur nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, si dhe nga zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia zyrtare e pritjes për ministrin letonz është shoqëruar me pjesëmarrjen e togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Arbresh.info.

Pas takimit mes dy ministrave, nuk pritet të mbahet konferencë për media./Arbresh.info/

Të ngjashme