Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic, të premten do të vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet nga homologu kosovar, Armend Mehaj. Dy ministrat do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, njofton ministria.
“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me delegacionin e tij. Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...