Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për letërnjoftim.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë që ky projektligj i plotëson kriteret që të procedohet për në seancë.Më pas aty u diskutua edhe për raportin e ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku tha se në raport janë evidentuar disa vërejtje.“Pika e tretë është Shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes të Raportit të Auditori. Janë ngritur disa vërejtje”.
Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica ka thënë se auditori është institucion i pavarura dhe se vlerësimet e tij duhet që të merren si të mirëqenë.
Kurse deputeti Ilir Tasholli ka thënë se komisioni duhet me dal me kërkesë për mbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky dokument, raporton Ekonomia Online
.Komisioni u dakordua për të ftuar Ministrin e Mbrojtjes për raportim lidhur me rekomandimet e dala nga Auditori. Musliu ka kërkuar që në takimin e radhës të jetë për raportim ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë.
Kurse deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të shkojë Komisioni në Vushtrri për vizitë në Akademinë e Sigurisë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...