Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën ekipin e Komunikimit nga Garda Kombëtare e Ajovës të cilët janë në Kosovë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Në këtë takim u diskutua për arritjet e FSK-së në bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës e po ashtu edhe aktivitetet e realizuara në këtë vizitë që qëllim primar kishte thellimin e njohurive teknike për pjesën e sistemeve të IT-së, kapacitetet e mbrojtjes kibernetike dhe kapacitetet e radio komunikimit taktik.
“Maqedonci dhe Gjeneral Jashari vlerësuan lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës kanë dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të komunikimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre kapaciteteve”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja, shkruan Arbresh.info
Ekipi i Gardës Kombëtare të Ajovës, ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për fushën e komunikimit në FSK, duke ofruar shembullin më të mirë në rrugën e ngritjes së kapaciteteve si në aspektin e personelit e po ashtu edhe në atë të modernizimit të pajisjeve.
Ata po ashtu kanë ofruar ekspertizën e tyre edhe në pjesën doktrinare dhe procedurale të fushës së komunikimit.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...