Komandanti i FSK-së bën homazhe në Prekaz

12:32 | 28 Nëntor 2019
Arbresh Info

Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, Ministri i Mbrojtjes në detyrë Rrustem Berisha, Komandanti i Focës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtnant Rrahman Rama, Sekretari i Përhershëm i MM Faruk Geci, të shoqëruar edhe nga  gjeneralë dhe oficer tjerë të lartë të FSK së, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

” Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të  familjes Jashari  si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët dhe gjithë të rënët për liri në breza”- tha ministri Rrustem Berisha.

Festën kombëtare të 28 Nëntorit, uroi edhe gjenerallejtnat Rrahman Rama.

“Në këtë datë të shënuar historike, zhvilluam homazhe në nderim të familjes së madhe Jashari  dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftërar çlirimtare për liri, shtet ndërtim  dhe pavarësi” – tha Gjenerallejtnant Rama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme