Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagçilar, ka thënë se ngritja e kompetencave të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, përmes ndryshimeve kushtetuese, do ta forcojë Republikën e Turqisë.
Yagçilar ka deklaruar se ishte “pro” ndryshimeve kushtetuese, të cilat sipas tij vetëm e forcojnë shtetin turk.
“Është realizuar referendumi dhe populli i Turqisë ka vendosur që të bëhen këto ndryshime kushtetuese, dhe unë personalisht mendoj se do të përforcohet Republika e Turqisë dhe do të jetë një shtet edhe më i fortë”, ka thënë ai për Insajderin.
“Duke u bazuar në rrethanat në Turqi dhe rreth Turqisë, ne ishim pro këtyre propozimeve”, është shprehur Yagçilar.
Ministri në Qeverinë e Kosovës ka kritikuar Bashkimin Evropian, të cilët përmes një reagimi sot kanë thënë se “referendumi do të dërgojë në pezullimin e negociatave me Turqinë”. Yagçilar është shprehur se deklarata e BE-së është e ngutshme.
“Mendoj që është një deklaratë ngutshme sepse nevojitet kohë që të vlerësohet. Unë nuk e kam lexuar këtë vlerësimin por Turqia ka sistemin e vet, demokracinë e vet dhe besoj se do të forcohet si shtet”, ka thënë Yagçilar.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...