Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Sllovakisë, Ivan Korçok, ka thënë se për Serbinë nuk ka Bashkim Evropian pa i plotësuar dy kushte.
Për Ivan Korçok, kushti i parë për Serbinë është vullneti i fortë politik për reforma dhe i dyti, marrëveshja e detyrueshme me Kosovën.
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Korçok, përmes një postimi në Twitter.
“Për Serbinë anëtarësimi në Bashkimin Europian, sigurisht që është i mundshëm dhe mund të bëhet nën dy kushte thelbësore: 1) Vullneti i fortë politik për të zbatuar reformat e nevojshme; 2) Marrëveshja e detyrueshme ligjërisht në Kosovë”, ka thënë Korçok.
Diplomati sllovak sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?