Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq thotë se duke u bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohën Kosovën që ta bëjnë këtë, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman tregoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk po ndërtohen, por se ato janë të brishta dhe të ngarkuara me disa gjëra nga e kaluara, raporton Tanjug.
Sipas Selakoviqit, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur.
“Heshtja jonë tregon se sa jemi të gatshëm të durojmë dhe kështu të investojmë në të ardhmen”, tha ai.
“Nëse dikush mendon se duke e fyer Serbinë ai do të arrijë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta mes Serbisë dhe Kroacisë, gabon shumë. Ne nuk heshtim para gjërave të tilla”, u tha Selakoviq gazetarëve në Antalia të Turqisë.
Ai tha se Serbia do t’i theksojë interesat e saj, transmeton Gazeta Express.
“Nëse nuk jeni dakord me këtë, atëherë nuk keni pse të na fyeni. Mund ta provoni, por ne nuk do të heshtim për këtë”, tha Selakoviq.
“Ka shumë gjëra për të cilat Beogradi dhe Zagrebi duhet të flasin, ka çështje të hapura, por nëse mendoni se po flasim për të në mënyrën e duhur, për t’i zgjidhur çështjet, atëherë ju nuk do ta hapni një dialog të tillë duke na fyer”, tha Selakoviq.
Dje, në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, kryediplomati kroat Gordan Grlić Radman u bëri thirrje pesë vendeve të mbetura të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, duke shpjeguar se kjo do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit.
Kosova nuk njihet si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së: Qipro, Greqianë, Rumania, Spanja dhe Sllovakia.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje