Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve në Nju Jork ka mbajtur fjalim para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, shkruan arbresh.info
Ai ka shprehur zotimin e qeverisë për bashkëpunim rajonal dhe nevojën e angazhimit të përbashkët për një Ballkan Perëndimor më të sigurt e stabil.
“Kërkova me këmbëngulësi dhe plot bindje se “ne nuk dëshirojmë, që të jemi vetëm vëzhgues, por, që e meritojmë që të jemi anëtar. Anëtar, me të drejta të plota”, thotë Pacolli.
Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:
Ishte kënaqësi që të marr pjesë dhe t’i drejtohem me një fjalim Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.
Shpreha zotimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe nevojën e angazhimit të përbashkët për një Ballkan Perëndimor më të sigurtë, më stabil dhe më prosperues, duke nënvizuar se orientimi drejt integrimit në strukturat Evro-Atlantike mbetet shtylla kryesore dhe strategjike e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
E theksova, gjithashtu, se “karta e Adriatikut për shumë vite ka qenë një rrëfim suksesi i bashkëpunimit të afërt dhe strategjik në mes rajonit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky mekanizëm shërben si një lidhje e fortë në mes neve dhe NATO-s dhe është platftormë e dukshme për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perendimor”.
Kërkova me këmbëngulësi dhe plot bindje se “ne nuk dëshirojmë, që të jemi vetëm vëzhgues, por, që e meritojmë që të jemi anëtar. Anëtar, me të drejta të plota”.
Besoj fuqishëm se “kjo Kartë nuk do të jetë në gjendje që të përmbush misionin e saj, përderisa Kosova nuk është anëtare dhe politika e derës së hapur e Kartës nuk është një realitet”./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...