Gordan Grlić Radman, Ministër i Jashtëm i Kroacisë para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e përparimit në liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot, ne duhet të dërgojmë mesazh fort të qartë të përkrahjes sonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Së pari, është e rëndësishme të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe përparimi në liberalizim të vizave për Kosovën”, deklaroi Radman, shkruan arbresh.info.
Ministrat e jashtëm flasin sot për Ballkanin Perëndimor, dhe sipas Radman rajoni është duke u përballur me shumë sfida dhe lufta në Ukrainë ka ndikim negativ, implikime negative.
“Dhe, në Bosnje dhe Hercegovinë ende nuk kemi Ligj të zgjedhjeve që garanton barazi të njerëzve. Kjo nuk është e mjaftueshme për stabilitetin e vendit, nevojitet dhe duhet të shtyjmë përpara përpjekjet finale për reforma elektorale, gjithashtu edhe statusin e kandidatit”, deklaroi Radman./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...