Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka konfirmuar se Kosova vazhdon t’i ketë 116njohje dhe nota verbale nga këto shtete që vazhdojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Kosova ka gjithsej 116 njohje të dëshmuara me gjithsej 116 nota verbale. Dy shtete të mëdha Nigeria dhe Uganda kanë dërgu nota verbale që thonë se ne si shtet e njohim Republikën ë Kosovës dhe fton që këtë ta jetësojmë me zyre. Ndikimi i Serbisë ka qenë i madh në ministritë e punëve të jashtme në shtetet e tyre”, raporton arbresh.info
Ministri Pacolli para komisionit nuk e pranoi kursesi që Kosovës iu kanë tërhequr njohjen 12 shtete siç pretendon Serbia.
Ministri tha se deri sot nuk është larguar asnjë notë verbale. “Deri sot asnjë notë verbale nuk ka ardhur tek ne që thotë se kanë tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Pacolli ka thënë se nuk e ka te lehtë që të sjell njohje në Kosovë. Mos mendoni që është një gjë që shkon e merr dhe kthehesh.” /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1928064333981714/
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas