Google ADS

Ministri i Jashtëm i Rumanisë thotë se marrëveshja me Serbinë i sjell Kosovës njohje të reja

10:04 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Zgjidhja më e mirë për çështjen e Kosovës del të jetë një marrëveshje dy palëshe me Serbinë që do të ndihmojë për një vendim të ri, vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e saj ka thënë në një konferencë për media Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Meleskanu.

Këto deklarime ai i ka dhënë ndërsa po merrte pjesë në takimin informal Gymnich të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi shumë të inkurajuar nga takimet e fundit midis presidentit Vuçiq dhe presidentit Thaçi. Besoj se zgjidhja më e mirë është një mirëkuptim dypalësh”, tha Meleskanu.

Ai shtoi se një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë do të ndihmojë shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën “për të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje”.

Më tej ai thekson se Rumania është një mbështetëse e fuqishme e politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian dhe, nga këndvështrimi ynë, Ballkani Perëndimor është një pjesë e rëndësishme e Europës, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme