Ministri i jashtëm i Kosovës: Rusia po asiston “fushatën” e Serbisë për mosnjohje të Kosovës

16:08 | 10 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë ditës së mërkurë, në një intervistë me Axios, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli akuzoi Rusinë për ndihmë në një përpjekje serbe për të detyruar vendet afrikane që të revokojnë njohjen diplomatike të Kosovës.

Pamja e plotë: Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur si shtet i pavarur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe pjesën më të madhe të BE-së. Serbia kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës dhe ka ndërmarrë një përpjekje të fshehtë për të bindur vendet e tjera që ta ndryshojnë këtë rrjedhë. Qëllimi është që numri i përgjithshëm i vendeve që njohin Kosovën të bie nën 97, ose sa gjysma e anëtarësimit në OKB.

Në fokus: Ajo që së fundmi ka bërë bujë të madhe është kur ministri i jashtëm i Serbisë deklaroi se Republika Qendrore e Afrikës (CAR) kishte tërhequr njohjen e Kosovës.

  1. Pacolli pohoi në një intervistë se kjo është pjesë e një “fushate” në të cilin Serbia po harton letra diplomatike dhe po bën përpjekje që ti bind zyrtarët t’i nënshkruajnë ato pa kaluar procedurat, shpesh përmes akteve “kriminale”.
  • Në rastin e Afrikës Qendrore, mediat lokale raportojnë se ministri i jashtëm i vendit të varfër dhe të dominuar nga konflikti ishte paguar rreth 375,000 dollarë për të nënshkruar një dokument që pretendon mosnjohjen e Kosovës. Pacolli pretendon se dokumenti nuk ka fuqi ligjore dhe thotë se CAR-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj zyrtar.
  • Në një rast të mëhershëm, z. Pacolli tregoi se kishte udhëtuar për në Liberi pasi u tha se ky vend kishte vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës, ku presidenti i vendit, i cili ishte konfuz me ndodhinë, e siguroi që asgjë nuk kishte ndryshuar.
  • Përveç kësaj, z. Pacolli tha se Rusia, e cila mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, është “padyshim” e përfshirë në fushatën për mosnjohje. Ai tha se është e paqartë nëse kjo ndihmë përfshin edhe lehtësimin e pagesave, por theksoi se Rusia ka marrëveshje për shitje të armëve dhe biznese të tjera me shumë nga vendet e synuara në fushatën serbe.

Jashtë fokusit: SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen të zbusin tensionet e vazhdueshme midis fqinjëve të Ballkanit. Z. Ryan Scherba nga Balkan Insider transmeton se dialogu ka ngecur për 2 arsye kryesore: fushata e Serbisë për mosnjohje dhe tarifa 100% e Kosovës e vendosur në mallrat serbe vitin e kaluar.

Pacolli tha për Axios se Kosova mund t’i heq tarifat “nëse Serbia është e gatshme të ulet dhe të punojë me ne në bazë të ndonjë reciprociteti.”

  • Ai tha se kjo nënkupton respektimin e marrëveshjeve të mëparshme midis vendeve tona dhe “marrjen parasysh” të ekzistencës së Kosovës si një shtet me kufijtë dhe kushtetutën e vet.

Mes rreshtave: Z. Scherba thotë se është “një lehtësim të dëgjojmë deklarimin e z. Pacollit se tarifat mund të revokohen”.

  • “Kosova dëshiron të trajtohet si e barabartë në tryezën e bisedimeve dhe jo si një shtet i panjohur. Nga ana tjetër, Kosova duhet ta kuptojë se Serbia nuk do ta njohë atë tërësisht pa asgjë në këmbim.”
  • “Strategjia më e mirë për t’i rikthyer të dy vendet në tavolinë është që Kosova t’i heq përkohësisht tarifat për një periudhë prej 6 muajsh gjatë një dialogu intensiv, dhe t’i rivendosë ato nëse nuk ka rezultate konkrete.”
  • “Ndërkohë, Serbia duhet ta ndalojë fushatën e saj për mosnjohje, e cila është kundër frymës së dialogut dhe Marrëveshjes së Brukselit 2013.”

Me rëndësi: Duket se pak progres është i mundshëm përpara zgjedhjeve të Kosovës në muajin tetor. Votimi i parakohshëm u thirr pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirrej si i dyshuar para gjykatës speciale në Hagë e cila është duke hetuar krimet e luftës në Luftën e Kosovës 1998–99.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme