Google ADS

Ministri i Jashtëm grek flet rreth njohjes së Kosovës

12:53 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, me të mbërritur në Prishtinë deklaroi se Athina zyrtare po shikon përpara për të vendosur marrëdhënie me Kosovën. Kryediplomati grek theksoi se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

Mëngjesin e sotëm ai është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan Arbresh.info

Ai para mediave tha se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjësh.

I pyetur nëse ka shpresë që Greqia të njohë së shpejti Kosovën, ministri i jashtëm grek deklaroi se kjo nuk është çështje shprese.

“Epo, nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, deklaroi ai.

Ndryshe, as zyra e kryeministrit nuk ka folur nëse është diskutuar për njohje të Kosovës nga Greqia./Arbresh.info/

Nis takimi i Osmanit me ministrin grek

Haradinaj thotë se vizita e kryediplomatit grek jep sinjale për bashkëpunim drejt njohjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme