Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha se pritjet e tij janë të larta që shtetet e BE-së të marrin vendim pozitiv për vizat.
“Për ta kuptuar thjesht, është proces që përbëhet nga aspektet teknike dhe politike. BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe presidenca çeke shpreson që aspekti politik të marrë vendim pozitiv. Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është shumë e lartë në agjendën time. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”, tha Lipavsky në konferencën për media së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Sipoas tij, procesi i vizave është në rrugë të mirë.
“Vjen në kohën kur Çekia ka presidencën e BE-së, dhe Kosova është një nga prioritetet regjionale dhe përpjekjet tona fokusohen në progres dhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe ta kuptojmë se duhet të bëhet ende punë por jemi në rrugë të mirë që të gjejmë përkrahje politike dhe ky proces të përfundojë. Presidenca çeke është duke punuar në këtë fushë dhe jemi duke e përkrahur këtë”, tha ai./arbrsh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...