Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej pas takimit me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është nder për të që të jetë sot për vizitë në Kosovë, duke e quajtur këtë si moment historik, raporton arbresh.info/
Ai ka thënë se vjen për vizitë në Kosovë një vit pas vendosjes së marrëdhënieve si dy shtete, dhe se Kosova me Izraelin ndajnë shumë të përbashkëta.
“Është nder për mua që jem në Kosovë në këtë moment historik. Unë vij këtu në emër të shtetit të Izraelit që të ju them ju që krahët tona janë të hapur, ne duam të avancojmë, marrëdhëniet e veçanta dhe ti fuqizojmë e ti thellojmë ato. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, jemi nga e njëjta fqinjësi, dhe ne e dojm demokracinë, ne e promovojmë, ekzistencën për shoqëritë e tona të përbashkëta dhe tolerancës. Shpresoj që me këtë fillim të jemi më të afërt dhe më të fuqishëm ndaj njëri tjetrit sepse ka shumë gjëra të përbashkëta mes dy kombeve”, deklaroi ai.
Po ashtu ministri izraelit foli edhe për investimet e mundshme të Izraelit në Kosovë, duke thënë se fillimisht për të ndërtuar diçka u nevojitet një proces, dhe se nuk i dihet ndoshta muajin tjetër apo vitin tjetër do të investohet në Kosovë.
“ Çdo që ndërtojmë na nevojitet një proces hap pas hapi dhe e kemi ndërtuar objektin nëse mund ta them kështu. Populli i Izraelit dështon të investojë në Kosovë por që duhet të gjejmë mundësit, fushat si bujqësi, siguri, fusha kibernetike, andaj qeveria izraelite do të jetë ndoshta muajin tjetër apo vitin tjetër për të hedhur hapin e par të investimeve në Kosovë, por pikë së pari na nevojitet që ta njohim njëri tjetrin”, deklaroi ministri/arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...