Sot ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj priti takim njohës një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jacques Miniane, Shef i Misionit për Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, saktësisht projekti i Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit “Arbër Xhaferi”.
Ministri Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj Autostrade, si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018.
Ministri Lekaj vlerësoi se janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmëështë koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjës së obligimve financiare nda kompanisë ndërtuese. Ministri i njoftoi të pranishnmit në këtë takim se segmenti i dytë i kësaj autostrade, do të përfundojë këtë vit.
Në anën tjetër, Minian e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër, si dhe u inkurajua nga puna që po e realizon si ministër i Infrastrukturës, në përfundimin e projketit të Autostradës gjatë vitit të ardhshëm.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...