Ministri i Infrastrukturës nënshkruan dy kontrata për Deçanin e Gjakovën

16:14 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka dhënë në fund të ditës së sotme dy lajme të mira qyteteve nga Dukagjini, Deçanit e Gjakovës.

Lekaj ka firmosur dy kontrata për rregullimin e dy rrugëve.

“Ditën po e përmbyll me një lajm të mirë për Deçanin dhe Gjakovën. Sapo nënshkrova kontratën për fazën e dytë të asfaltimit të rrugës së Gllogjanit në Deçan, bashkë me infrastrukturë përcjellëse.

Për rreth 2 kilometra, kontrata ka vlerën e rreth 650 mijë euro.

Ndërsa në Gjakovë do të asfaltohen rrugët e Smolicës e Nikovazit, që kapin shumën rreth 730 mijë euro” shkruan Lekaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme