Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka akuzuar sot ministrinë e kaluar në këtë dikaster më theks për keq menagjimin e projekteve për ujëra, shkruan arbresh.info.
Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se në bazë të raportit këto projekte kanë qenë të dobëta dhe pa një planë të detajuar.
” Raporti i grupit punues në fushën e ujërave. Për vitin 2020 është kërkuar nga Kryeministri që të punohet në këtë fushë. Në vitin 2020 kemi themelua grupin punues për çështjen e ujërave. 144 projekte janë listuar gjatë kësaj periudhe. Shqyrtimi i lëndëve ka zgjatë deri më 30 shtator të këtij viti. Nga shtatori jemi marr ma këtë çështje. Shpesh here listimi i projekteve është bërë nga stafi i ministrave e që nuk është e ligjshme. Në shumicën e rasteve ministria kushte ndarë mjete e pagesa të larta për projekte të vakëta më vetëm një letër. Ministria ka paguar shuma të larta parash për projekte që nuk janë verifikuar fare. Asnjë nga projektet nuk ka pas leje të ndërtimit, ujore e mjedisore. Janë financuar projekte që s’ka pas fare planë për të”, tha Aliu./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...