Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq, po merr pjesë në punimet e konferencës speciale “SHBA-Karta e Adriatikut A5”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë konferencë po merr pjesë sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas një komunikate të MFSK-së, qëllimi i mbajtjes së konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut A5” është integrimi regjional, ballafaqimi me ndikimet e akterëve të jashtëm dhe ndarja e përgjegjësive dhe barrës.
“Delegacioni i Kosovës, me këtë rast e ka njoftuar sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, James Mattis dhe të gjithë ministrat e mbrojtjes të regjionit, për të arriturat e FSK-së, ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin në aspektin profesional. Në këtë konferencë u kërkua që Kosova të jetë anëtare me të gjitha të drejtat e plota, si dhe Kosova ka ofruar gatishmërinë për të kontribuar në misione jashtë vendit. Gjithashtu me theks të veçantë u bisedua edhe tema e transformimit të FSK-së, në forca të armatosura, si kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë përkrah partnereve tanë të sigurisë. Nga të gjithë të pranishmit u kërkua, që i gjithë regjioni duhet të jetë bashkëpunues në ballafaqimin me kërcënimet bashkëkohore dhe të punojmë së bashku në ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta. Në veçanti u theksua që A5, duhet të zgjerohet edhe me shtete tjera të regjionit, duke e përfshirë edhe Kosovën si anëtare me të drejta të plota”, thuhet në komunikatë
Gjatë konferencës, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takoi sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së James Matis, po ashtu pati takime bilaterale edhe me ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku u konfirmua shkallë e lartë e bashkëpunimit në mes të ministrive përkatëse.
Konferenca speciale ”SHBA-Karta e Adriatikut A5”, pritet që sot t’i përfundojë punimet.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...