Google ADS

Ministri i FSK-së, shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga

17:44 | 30 Korrik 2018
V. S.

Ish Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga, vdiq sot në moshën 69 vjeçare. Për të ngushëllime ka shprehur Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, njofton Klan Kosova.

“Në emër të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në emër timin personal, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdaraga, miqtë e të ndjerit si dhe Institucionet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin ngushëllues të ministrit Rrustemi.

Për ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Hajdaraga do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer dhënë luftës çlirimtare.

Me herët gjatë ditës edhe kryeministri i vendit Haradinaj shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-ministrit shqiptar, Hajdaraga.

Hajdaraga detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë e mbajti për dy vite, nga viti 1998 deri në vitin 2000./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme