Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit ka prezantuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Ai tha se projektligji mundëson që Ministri i Finanacave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.
“Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale.Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, sic e kemi ngërrqin tani në këshillin ekonomiko-social.Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, deklaroi ai.
Murati u kërkoi deputetëve ta votojnë projektligjin dhe të vazhdohet tutje për rritjen e pagës minimale.
“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjec dhe 170 mbi 35 vjec ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...