Ministri i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit

17:59 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Ivan Todosijeviq, i emëruar sot nga kryeministri Mustafa në postin ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, është kuadër i partisë së Vuçiqit, ndërkohë që aktualisht kryen edhe funksionin e kryetarit të Organit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit.

Sipas Radio KIM, më parë ai ka qenë drejtor i një Ndërmarrjeje Publike të Zvecanit. Në zgjedhjet lokale të organizuara nga Kosova, Todosijeviq ka qenë kandidat për kryetar komune, por shpejt e ka tërhequr atë, shkruan Express.

Lista Srpska nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se Todosijeviq është propozuar nga ta, por edhe zëvendësministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

“Lista Srpska ka propozuar që zonja Mirjana Jevtiq në të ardhmen ta bartë funksionin e zëvendësministrit për Punë dhe Kujdes Social, ky propozim është pranuar nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme