Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar dekadën e parë të Kushtetutës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot përmbush një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë. Sot para një dekade, kjo Kushtetutë, materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Tahiri.
Për më tepër, ministri Tahiri ka thënë se Kushtetuta përfaqëson vetë identitetin e popullit të Kosovës, që nga trajektorja historike e luftës, tek e ardhmja e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian dhe në NATO.
“Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Urime Dita e Kushtetutës!” ka përfunduar Tahiri.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...